Mbërrini në Zvicër në gjashtë hapa të thjeshtë

1. Regjistrimi

  • Regjistroni vendbanimin tuaj brenda tetë ditëve nga shpërngulja në Zvicër
  • Aplikoni për leje qëndrimi dhe/ose pune nëse qëndroni për më shumë se tre muaj


Për ta bërë këtë, kontaktoni zyrën e regjistrimit të banorëve në komunën tuaj të banimit. Të gjitha informacionet dhe kontaktet mund t'i gjeni në sem.admin.ch

2. Sigurimi

  • Merrni sigurimin tuaj të detyrueshëm shëndetësor brenda tre muajve nga zhvendosja këtu

3. Banimi

Krahasoni ofertat e pasurive të paluajtshme nga agjencitë ose ofruesit online. Kur vizitoni një apartament, të keni gati dokumentet e mëposhtme:
 

  • Kopja e lejes tuaj të qëndrimit ose një dokument identifikimi i vlefshëm
  • Kopja e kontratës tuaj të punës
  • Detajet e kontaktit të qeradhënësit tuaj të fundit
  • Informacioni për ekzekutimin e detyrueshëm (i disponueshëm nga komuna e vendbanimit tuaj)

4. Llogaria bankare

Ju mund të gjeni informacione të dobishme për bankat dhe të gjitha institucionet financiare zvicerane në schweizer-banken.info. Për të hapur një llogari bankare, të keni gati dokumentet e mëposhtme:

 

  • Dokument idetifikimi të vlefshëm
  • Leje qëndrimi ose vërtetim të vendbanimit
  • Kontrata e punës, nëse keni

5. Automjeti

Për regjistrimin dhe formalitetet në lidhje me automjetin, kontaktoni zyrën tuaj kantonale të trafikut rrugor. Të gjitha adresat dhe informacionet mund t'i gjeni në asa.ch

 

  • Të rishkruhet patenta e shoferit jo më vonë se dymbëdhjetë muaj pas hyrjes në vend
  • Regjistroni automjetin tuaj brenda afatit: një muaj kur importoni një automjet të ri, dymbëdhjetë muaj për automjetet e përdorura
  • Merrni sigurim zviceran për regjistrimin e automjetit (i detyrueshëm)

6. Posta dhe Telekomunikacioni

  • Para se të transferoheni në Zvicër, informoni postën tuaj të vjetër për një urdhër ridërgimi.  
  • Aplikoni për një lidhje fikse dhe/ose internet për vendbanimin tuaj të ri
  • Regjistrohuni në agjencinë zvicerane të arkëtimit të tarifave radiotelevizive: serafe.ch

Rregullat doganore

Nëse e zhvendosni vendbanimin tuaj në Zvicër, mund të importoni sendet tuaja shtëpiake, çdo koleksion, kafshë dhe makinën tuaj pa doganë. Kushti i vetëm është që artikujt e importuar të jenë përdorur nga ju personalisht për të paktën gjashtë muaj dhe të vazhdoni t'i përdorni pas importit.