Sigurimi i aksidenteve është i detyrueshëm. Nëse keni një kontratë pune dhe punoni të paktën 8 orë në javë, tashmë e keni sigurimin e aksidenteve përmes punëdhënësit tuaj. Mbulimi bazohet në Aktin e Sigurimit të Aksidenteve ASA/UVG. Në këtë rast, në sigurimin shëndetësor ju mund të "përjashtoni" sigurimin e aksidenteve dhe të kurseni në kosto. Personat me të ardhura të ulëta, gjithashtu, kanë të drejtën e një kontributi në primet e tyre të sigurimit shëndetësor. Ky kontribut quhet reduktim i primit.

Nëse jeni i/e vetëpunësuar, jo i/e punësuar me fitim ose i/e punësuar nga një kompani për më pak se tetë orë në javë, nuk jeni i/e siguruar automatikisht nga aksidentet. Me kompaninë tuaj të sigurimit shëndetësor, ju mund të bëni, gjithashtu, sigurimin suplementar të aksidenteve.

Është mirë të dihet

Sigurimi shëndetësor dhe sigurimi i aksidenteve janë të detyrueshëm në Zvicër. Rregullisht përshtatni mbulesën tuaj me situatën tuaj të re të jetës.