Kaloni në Visana tani
Hidhni hapin e parë drejt sigurimit të klasit të parë dhe zgjidhni paketën tuaj optimale.
Sistemi zviceran i sigurimeve shëndetësore
Pas hyrjes në Zvicër, keni tre muaj kohë për të bërë Sigurimin Bazë. Të gjithë anëtarët e një familjeje, të rritur dhe fëmijë, duhet të sigurohen individualisht.
Nëse regjistroheni brenda kësaj periudhe, jeni i/e siguruar që nga momenti kur merrni vendbanimin. Sigurimi shëndetësor rimburson çdo kosto në mënyrë retrospektive deri në fillimin e sigurimit dhe primet duhet të paguhen gjithashtu në mënyrë retrospektive nga kjo datë. Nëse humbisni afatin tremujor të regjistrimit, mbulimi i sigurimit fillon vetëm në datën e anëtarësimit. Për më tepër, një tarifë shtesë primi do të paguhet për regjistrim të vonuar.
Pyetjet e bëra më shpesh
Kur duhet të jem i/e siguruar në Zvicër?
Çdo person që jeton në Zvicër për më shumë se tre muaj është i detyruar ligjërisht të bëjë sigurimin e detyrueshëm shëndetësor. Të gjithë anëtarët e një familjeje, të rritur dhe fëmijë, duhet të sigurohen individualisht.
Si udhëtar ndërkufitar, ju i nënshtroheni gjithashtu sigurimit të detyrueshëm në Zvicër. Çdo person me banim jashtë vendit dhe që punon në Zvicër duhet të bëjë në përgjithësi sigurim shëndetësor në Zvicër. Përjashtimet janë të mundshme në varësi të vendit të banimit dhe kombësisë së punonjësit. Zyra Federale e Shëndetit Publik (ZFShP/BAG) jep informacion në lidhje me përjashtimet.
Ju nuk i nënshtroheni sigurimit të detyrueshëm në rastet e mëposhtme:
- Ju punoni në një vend të BE/EU-SETL/EFTA ose merrni pension ekskluzivisht nga një vend i BE/EU-SETL/EFTA dhe po vendoseni në Zvicër.
- Ju jeni dërguar në Zvicër nga punëdhënësi juaj me bazë në BE ose EFTA për një periudhë deri në 24 muaj dhe për këtë arsye po vendoseni përkohësisht në Zvicër.
- Ju jeni anëtar i misioneve diplomatike ose organizatave ndërkombëtare dhe keni privilegje sipas ligjit ndërkombëtar.
Informacione të mëtejshme mbi detyrimin për t’u siguruar në Zvicër mund të gjeni këtu.
A duhet ta bëj sigurimin sapo të mbërrij?
Pas mbërritjes tuaj, ju keni tre muaj kohë për të siguruar veten dhe anëtarët e familjes tuaj në një kompani sigurimi shëndetësor. I njëjti afat vlen edhe për prindërit e një të porsalinduri. Jeni shtatzënë dhe planifikoni të transferoheni në Zvicër? Ju mund ta regjistroni fëmijën tuaj edhe para lindjes.
Ku mund ta bëj sigurimin?
Në çdo kompani të sigurimit shëndetësor në Zvicër. Aktualisht ka rreth 60 ofrues. Visana është një nga kompanitë më të mëdha të sigurimeve shëndetësore. Rreth shtatë për qind e popullsisë zvicerane është e siguruar me Visana.
Pse janë kaq të larta primet në Zvicër?
Zvicra ka një ndër sistemet më të mira të kujdesit shëndetësor në botë. Kujdesi bazë është gjithëpërfshirës dhe cilësor. Ky sistem vjen me një çmim, i cili reflektohet në primet.
Pse miku im në fshat paguan një prim më të ulët se unë?
Zvicra është e ndarë në rajone të ndryshme primi. Prandaj, ju paguani prime më të larta ose më të ulëta, në varësi të komunës dhe vendbanimit.
Si mund të kursej në prime?
Për shembull, duke ndryshuar franshizën ose modelin e sigurimit. Sa më e lartë të jetë franshiza, aq më i ulët është primi. Ju gjithmonë mund ta ndryshoni franshizën për më 1 janar ose të zgjidhni një model tjetër sigurimi më të lirë, siç është Combi Care.
Ju mund ta pezulloni (pauzoni) sigurimin nëse jetoni jashtë vendit për më shumë se tre muaj, ose nëse duhet të bëni sigurime të tjera për shkak të aktivitetit tuaj profesional. Në rast pezullimi, ju paguani 10% të primit dhe mund ta riaktivizoni sigurimin suplementar pa rezervë dhe pa deklaratë shëndetësore pas kthimit tuaj.
Kështu mund të kurseni
- Nëse e paguani primin tuaj çdo gjashtë muaj, ne ju ofrojmë një zbritje të primit prej 1%. Me pagesë vjetore është edhe 2%.
- Ju mund të lidhni kontrata shumëvjeçare dhe në këtë mënyrë të merrni zbritje. Një kontratë 3-vjeçare ju jep 2% zbritje dhe një kontratë 5-vjeçare edhe 3% zbritje.
- Me Sigurimin Suplementar Ambulator, ju përfitoni nga kuponët tanë të mirëqenies për palestër, kurse dhe relaksim. Kjo ju lejon të kurseni deri në 350 CHF në vit.
- Me programin tonë të bonusit dixhital myPoints, ju mund të merrni deri në 120 CHF në vit për lëvizjen tuaj dhe besnikërinë e klientit.
A kam nevojë për mbulim aksidentesh në Sigurimin Bazë?
Nëse jeni i/e punësuar nga një punëdhënës për të paktën 8 orë në javë, nuk keni nevojë për sigurimin tuaj për aksidente. Në këtë rast, ju jeni të siguruar kundrejt aksidenteve përmes punëdhënësit tuaj.
Pse fëmijët nuk kanë franshizë?
Ligji nuk parasheh franshizë për fëmijët. Si prindër, ju paguani vetëm shumën e bashkëpagesës që vihet mbi shpenzimet mjekësore. Kjo arrin në një maksimum prej 350 CHF në vit. Nëse disa fëmijë në një familje janë të siguruar në Visana, pjesa totale e kostos vjetore është maksimumi 950 CHF.
Si mund ta lexoj deklaratën e përfitimit?
Do të merrni gjithmonë deklarata kur keni marrë një përfitim, për shembull kur keni shkuar te mjeku. Mjeku normalisht na e dërgon direkt faturën dhe ne e paguajmë atë përpara se të rimbursojmë pjesën tuaj. Deklarata e përfitimit për trajtimin ambulator përmban shumë informacione të rëndësishme.
- Të dhënat e personit të siguruar
- Të dhënat e ofruesit/faturuesit të shërbimit (mjek, terapist, farmaci, laborator, barna, etj.).
- Data dhe kohëzgjatja e trajtimit
- Përbërja e deklaratës së përfitimit
Pjesa e parë thotë nëse shërbimi i ofruar mbulohet nga Sigurimi Bazë (LSS/KVG) dhe/apo Sigurimi Suplementar (LKS/VVG). Për më shumë informacion shihni tre kolonat në vijim:
- Franshiza: Duke paguar franshizën që keni zgjedhur vetë, ju kontribuoni në kostot e mjekëve, spitaleve, ilaçeve etj.
- Bashkëpagesa: Sigurimi shëndetësor mbulon 90 për qind të kostove të trajtimit që tejkalojnë franshizën; 10 për qind nga shuma e mbetur (maksimumi 700 CHF në vit) duhet të paguhen nga ju si e ashtuquajtur bashkëbagesë.
- Shuma e pasiguruar: Shërbimet që nuk mbulohen nga Sigurimi Bazë ose Sigurimi Suplementar. Këto shpenzime duhet t'i paguani vetë.
Më poshtë listës mund të shihni se sa ka transferuar fondi i sigurimit shëndetësor tek ofruesi i shërbimit. Visana paguan të gjithë faturën dhe rikuperon nga ju pjesën që duhet të paguani.
Në disa raste, ju e paguani vetë faturën tek ofruesi i shërbimit, më pas Visana jua transferon pjesën që ju paguan si kompania juaj e sigurimit shëndetësor. Në fund të faqes do të gjeni një pasqyrë të ndarjes së kostove në vitin aktual kalendarik.
Deklarata e përfitimit për trajtimin spitalor me strehim përmban pak a shumë të njëjtin informacion. I vetmi ndryshim është që, nëse qëndroni në spital me strehim duhet të paguani vetë një tarifë spitalore prej 15 CHF në ditë. Ju mund ta gjeni këtë informacion, shumën totale dhe bashkëpagesën, në tabelën që tregon ndarjen e kostove, nën "Pjesa juaj".
Çfarë bën për mua aplikacioni Visana?
Mund ta shkarkoni falas aplikacionin Visana nga App Store ose Google Play. Me aplikacionin Visana dhe portalin e klientëve myVisana, ju mund të kujdeseni lehtësisht në internet për çështjet tuaja të sigurimit. Ja çfarë mund të bëni në portalin e klientit:
- Aksesoni policet, faturat dhe përfitimet për të gjithë familjen
- Fotografoni faturat mjekësore, i ngarkoni dhe i dërgoni në mënyrë dixhitale direkt në Visana
- Kontrolloni ndarjen e kostove të Visanës dhe pjesën tuaj të bashkëpagesës
- Kontrolloni variantet e franshizës dhe i ndryshoni në internet
- Njoftoheni me push-mesazh kur të mbërrijnë dokumente të reja
- Nxirrni dhe shikoni kartelat e sigurimit për të gjithë familjen
- "Përktheni" faturat e mjekut dhe të spitalit në një gjuhë përgjithësisht të kuptueshme
Ju gjithashtu mund të përdorni programin e bonusit dixhital myPoints me aplikacionin. Mund ta përdorni për të marrë deri në 120 franga në vit për lëvizje sportive dhe besnikërinë e klientit. Kujdes: MyPoints mund ta përdorin vetëm personat e siguruar që kanë sigurim suplementar me Visana-n dhe janë mbi 12 vjeç.
Well, aplikacioni shëndetësor i Zvicrës, është gjithashtu i përfshirë në aplikacionin Visana. Falë Well, ju mund të bisedoni, për shembull, me një mjek pa pagesë në Doctor Chat, të përdorni Symptom-Checker ose të rezervoni takime te mjekët.
Pse nuk marr më një faturë letre kur përdor aplikacionin?
Për të reduktuar konsumin e letrës, të gjithë të siguruarit i marrin dokumentet dhe faturat e tyre vetëm direkt në aplikacion.
Si mund ta ndërpres sigurimin tim?
Ndërprerja i sigurimit rregullohet nga dispozitat ligjore (LSS/KVG-LKS/VVG).] Njoftimi për ndërprerjen duhet të jepet me shkrim dhe në kohë, d.m.th. duhet të arrijë në Visana jo më vonë se dita e fundit e punës përpara fillimit të periudhës së njoftimit.
Për të anuluar Sigurimin Bazë, letra duhet të jetë në Visana jo më vonë se dita e fundit e punës në nëntor. Sigurimet Suplementarë kanë një periudhë njoftimi tremujor. Kjo letër duhet t'i arrijë siguruesit jo më vonë se dita e fundit e punës në shtator.